Durrësi është transformuar në një destinacion për pushimet e kësaj vere për britanikët. Media prestigjoze ‘The Sun’ shkruan se ky qytet bregdetar për të cilin ndoshta nuk keni dëgjuar po sheh një bum të madh kërkesash nga turistët britanikë pasi është një perlë pak e njohur por shumë më e lirë se një pushim mesatar evropian.
Sipas medias britanike në baret dhe restorantet e Durrësit, një birrë ka të ngjarë t’ju kushtojë nga 2.05 deri në 2.40 paund, dhe një gotë verë do të kushtojë vetëm 1.73 deri në 3.03 paund. Hotelet janë gjithashtu të përballueshme, me disa pushime për shtatë netë të minutës së fundit mund ti kesh në dispozicion për më pak se 138 paund për natë për dy persona.
Ata pushues që preferojnë diçka më aktive, ofrohen një numër aktivitetesh sportive ujore. Por përtej bregdetit Durrësi ofron dhe një sërë vendesh historike dhe kulturore për t’u eksploruar.
Në këtë qytet ndodhen rrënojat e Kalasë së Durresit, e cila u ndërtua fillimisht në shekullin e 5-të, dhe Kulla Veneciane e cila u ndërtua në shekullin e 15-të dhe u përdor për të mbrojtur qytetin nga sulmet. Po ashtu në shkrim rekomandohet të vizitohet amfiteatri I cili u ndërtua në fillim të shekullit të dytë dhe u përdor për të pritur tubime shoqërore dhe gara gladiatorësh me kafshë të egra. Hyrja në amfiteatër kushton rreth 2.60 paund.
Durrësi ndodhet, vetëm 40 minuta larg nga Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë çka e bën atë më të arritshëm. Ndërsa një fluturim direkt nga Mbretëria e Bashkuar për në Tiranë mund të sigurohet nga disa aeroporte britanike , duke përfshirë Londrën për vetëm 15 paund vajtje.