Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të enjte, rreth orës 16:30, në qytetin e Ballshit, ku një automjet ka përplasur një vajzë të mitur 7 vjeçe.

Sipas informacionit paraprak nga Policia, mjeti drejtohej nga një 18-vjeçar me inicialet S. F. E mitura është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.