“Krim dhe Ndëshkim” i Dostojevskit, 8 gjëra që “nuk” i dinit:
Është ndoshta fakti më i dukshëm për “Krim dhe Ndëshkim”, por nëse po lexoni tekstin origjinal, ose një përkthim besnik të tij, do të zbuloni se Dostojevski i ka fshirë emrat e shumicës së vendeve që ai përmend (për shembull, “V -Y Prospect”qëndron për Voznesensky Prospect).
Tani kjo është saktësi: gruaja e Dostojevskit, Anna Grigorievna, tregoi më pas në kujtimet e saj se jo shumë kohë pas martesës së tyre, shkrimtari e kish çuar në një oborr gjatë një shëtitjeje dhe i kishte treguar gurin nën të cilin vrasësi i tij më i famshëm kishte vënë sendet e vjedhura.
Raskolnikov nuk është aspak një emër i rastësishëm, i vrazhdë, i keq. Vjen nga rusishtja për ‘skizma’, raskol, dhe derivati i tij raskolniki, që i referohet një grupi të veçantë skizmatikësh: domethënë, Besimtarët e Vjetër, të cilët u shkëputën nga Kisha Ortodokse Ruse në mesin e shekullit të shtatëmbëdhjetë. Razumikhin, ndërkohë, vjen nga razum – arsyeja, mendja, inteligjenca – dhe Lebezyatnikov u krijua nga folja “lebezit”, që do të thotë të bësh lajka në një mënyrë të ethshme.
Svidrigailov historik nuk ishte, me sa dimë, i njëjti lloj dhunuesi i pabesë-përdhunuesi-ngacmuesi minorenesh si homologu i tij imagjinar, ai gjithashtu nuk ka asnjë nga tiparet shpenguese – të ndihmuarit e prostitutës Sonya apo gjetjes së një shtëpie për familjen e saj. Svidrigailovi i vërtetë njihej në Shën Petersburgun e viteve 1860 si mik i një pronari provincial. Emri në fakt përdorej shpesh në biseda për të treguar një lloj tregtari dhe intriganti të dyshimtë.
Kjo është më e dukshme kur Raskolnikov inspekton letrat ndërsa është ulur në një tavernë, si dhe në bisedën delirante që pasoi me policin e ri Zamyotov. Incidenti i saktë për të cilin ata përfunduan duke folur ndodhi në të vërtetë: historia e një bande prej 50 falsifikatorësh, ku përfshihej edhe një pedagog universiteti, u raportua në Gazetën e Moskës në 1865. Ashtu si edhe fakti që llogaria e bashkëpunëtorit nervoz që shkoi në bankë, ngjalli dyshime dhe fundosi të gjithë operacionin.