Iftuar në episodin e fundit të këtij sezoni të “Flet” nga Ilnisa Agolli, ka qenë Petri Bozo. Petri është një emër shumë i dëgjuar për publikun shqiptar, regjizor, producent, organizues i Misseve të ndryshme në vend, të tilla si Miss Shqipëria apo Universe. Në këtë intervistë, ai foli më shumë për të bukurën në vetvete por jo vetëm…
Çfarë e shtyu Petri Bozon që t’i hynte konkurseve të bukurisë?
E para, unë kam qenë bashkëregjisor me Verën tek Miss-i ku doli Bobi, Miss Albania ’91, por u bë në ’92. Kemi qenë të dy, unë kisha një regji, kemi qenë tek Piramida, aty ku ka qenë Top-i. Me trup diplomatik, se ishte një ngjarje e madhe në atë kohë. Shqipëria ishte në kolaps për bukë, ndërkohë organizon paradoksin më të madh të një gjëje. Domethënë këtej duke vdekur për bukë, këtej duke bërë konkurs bukurie. U vlerësua jashtë mase si ide. Dhe ideatorët e vërtetë, nuk kam qenë as unë, as Vera, ka qenë Blendi Gonxhja me Blendi Fevziun.
Si është arti i sotëm në sytë e tij?
Arti do të kishte evoluar shumë herë më tepër, nëse nuk do të pozicionohej artisti për të përfituar fonde dhe duke u militantizuar nga njëri krah ose krahu tjetër. Pra, nëse do të kishte atë lirinë dhe impaktin normal të krijimtarisë, pa u pozicionuar politikisht, do të ishte 10 herë më lart.