Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, ka reaguar ndaj situatës së brendshme në opozitë, duke e cilësuar atë të paaftë për të gjetur një zgjidhje.

Në një shënim publik, Açka shkruan se PD-ja është futur në një “hall” nga i cili nuk di të dalë dhe se partia duhet të nisë nga e para. Sipas saj, nga kjo gjendje e opozitës, Shqipëria po përballet me një “depresion shoqëror”, ndërsa komunistët vijojnë të mbajnë pushtetin prej dekadash.

“Komunistëve po iu bëhen 80 vjet në pushtet dhe shqiptarët kanë marrë sytë këmbët. A kemi më moral?” – shkruan Açka, duke vënë në dyshim ekzistencën e një elite të vërtetë brenda PD-së.

Postimi i plotë:

Mos u fshihni më pas gishtit

“PD juaj ka rēnë në një hall që nuk ia del ta zgjidhë dot, ndaj duhet të nisë nga e para.”

Prej kësaj PD-je të ndryshkur, Shqipëria po shkon në Depresion Shoqëror. Komunistëve po iu bëhen 80 vjet në pushtet dhe shqiptarët kanë marrë sytë kēmbët! A kemi më moral?

Çështja është: a ka elitë PD-ja?

Çështja është: a do ta durojnë demokratët këtë lloj elite qē kanë?

Në zgjedhje duruan…

Por zgjedhjet kanë mbaruar, ka kohë që kanë mbaruar, or të uruar!