Që të gjithë në PD janë me pushime dhe presin shtatorin për të rrëzuar Ramën, kjo dihet. Por që të përtojnë aq shumë dhe të përdorin Chat GPT-në për të bërë denoncime dhe për të denoncuar ‘skandalet’ e kësaj mazhorance, kjo nuk ishte parë dhe dëgjuar.

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi, me sa duket, nga pushimet dhe duke marrë rreze dielli, ka dashur të bëjë një denoncim lidhur me shëndetësinë, mirëpo, për ta bërë sa më të ‘besueshëm’ denoncimin e saj ka përdorur Chat GPT-në.

Mirë që e ka përdorur, por, duke qenë se ka qenë e zënë me ndonjë gjë tjetër, në profilin e saj në rrjetin social facebook e ka hedhur ‘bruto’, pa ia hequr shënimin: “Ja një version më i shkurtër, më i fortë dhe më denoncues për postimin.”

Sipas të gjitha gjasave, versioni i Vokshit nuk ka qenë kaq i fortë dhe kaq denoncues, duke i kërkuar ndihmë inteligjiencës artificiale.

Deri këtu nuk është se ka ndonjë gjë të keqe, por radhës tjetër të mos përtojnë kaq shumë, të tregohen më aktiv dhe më vigjilent dhe ta heqin shënimin e IA, që të duket denoncimi më njerëzor dhe më i besueshëm.

Sa për rrëzimin e qeverisë, ka kohë deri në shtator. Edhe denoncimet me mbarimin e pushimeve verore, do të jenë më natyrale dhe më të forta./TEMA