Fred Vasseur, kreu i Ferrari-t, ka dhënë një analizë të hapur për performancën e Lewis Hamilton këtë sezon, pas nisjes së vështirë të britanikut në Formula 1.
Sipas Vasseur, sfida kryesore ka qenë ndryshimi i skuadrës dhe përshtatja me makinën e re.
“Kur erdhi te Ferrari, në mënyrë naive menduam se gjithçka do ta kishte nën kontroll.
Por nuk është si Carlos Sainz, i cili ndryshon ekip shpesh dhe është i njohur me këtë proces.
Lewis i duhej katër ose pesë gara për ta kapur ritmin,” tha Vasseur në një intervistë për ‘Auto Motor und Sport’.
Vasseur thekson gjithashtu se Hamilton ka pasur pak fat të keq në disa gara, si në Hungaroring, ku u eliminua në Q2 për një diferencë të vogël.
Ai shton se britaniku është shumë autokritik dhe herë-herë e ekzagjeron problemin që sheh në makinë, gjë që ndonjëherë ndikon te atmosfera në ekip.
“Reklamimet e pilotëve regjistrohen për të përmirësuar makinën, por Hamilton herë-herë i ekzagjeron problemet që sheh.
Ekipi, natyrisht, reagoi dhe gjithë skuadra fokusohet tek kjo çështje,” përfundoi Vasseur.
Në këtë mënyrë, kreu i Ferrari-t shpjegon pse Hamilton ka pasur një fillim të vështirë sezoni dhe tregon nevojën për qetësi dhe përshtatje në një makinë të re, ndërkohë që krahasohet me eksperiencën e Sainz.