Talenti italian Giovanni Leoni është gjithnjë e më afër një transferimi te Liverpooli, me klubin anglez që ka gati ofertën prej 35 milionë eurosh (përfshirë bonuset) për Parmën. Mbrojtësi 18-vjeçar ka tërhequr interesin e disa gjigantëve të Serie A, por duket i tunduar nga mundësia për të veshur fanellën e ‘Të Kuqve’.
Megjithatë, dilema e tij kryesore lidhet me hapësirat e lojës në Premier League. Liverpool është gjithashtu pranë marrëveshjes për mbrojtësin Marc Guehi nga Crystal Palace për një shumë të ngjashme, gjë që mund të kufizojë minutat e Leonit dhe rrjedhimisht, të rrezikojë një ftesë të mundshme në kombëtaren italiane për Botërorin e ardhshëm.
Për këtë arsye, përfaqësuesit e lojtarit po shqyrtojnë mundësinë që ai të qëndrojë edhe një sezon në huazim te Parma, për të siguruar vazhdimësi dhe zhvillim. Liverpool nuk është entuziast për këtë opsion, pasi ka mungesë opsionesh në prapavijë.
Plani i klubit anglez është që Leoni të bëjë ‘stazhin’ e tij nën udhëheqjen e Virgil van Dijk, duke u ambientuar gradualisht me ritmin e Premier League përpara sfidave të ardhshme.