Gjermania do të ofrojë një paketë të re mbështetjeje prej 500 milionë dollarësh për Ukrainën.
Sipas një deklarate nga NATO “paketa e pajisjeve ushtarake dhe municioneve për Ukrainën” do të sigurohet nga Shtetet e Bashkuara si pjesë e një iniciative të Aleancës Atlantike.
NATO specifikoi se angazhimi është “i projektuar për të përmbushur nevojat më urgjente operacionale të Ukrainës” në fushën e betejës, duke u mbështetur në rezervat amerikane.
“Gjermania është donatori kryesor i ndihmës ushtarake në Evropë për Ukrainën dhe njoftimi i sotëm nënvizon më tej angazhimin e saj për të ndihmuar popullin ukrainas të mbrojë lirinë dhe sovranitetin e tij”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte .