Ndër personat për të cilën është lëshuar masë “arrest me burg” në kuadër të operacionit që SPAK zhvilloi sot në goditje të grupit kriminal të Çopjave, është edhe Julian Balla, alias Hysni Balla.
Julian Balla rezulton të jetën pronar i Ajman Park, përfshihen hotele, godina shërbimi, restorant dhe ambiente tregtare, Xhafzotaj, Durrës, dhe i vilës 2-katëshe “ELYSIAN”, në bregdetin e Dhërmiut, bashkia Himarë (sipërfaqe totale rreth 378.2 m²), me vlerë tregu prej afërsisht 1.000.000 Euro.
Jualin Balla rezulton edhe president i skuadrës shqiptare të futbollit, “Erzeni”./Gazeta Shqip