Nga Simon Hadaj
Sali Berisha pranoi që 21 Janari ishte një krim shtetëror, por, sipas tij, ky krim ka ndodhur “pa dashje”.
Por nëse ndjekim këtë logjikë deri në fund, atëherë i bie të ketë ndërtuar një sistem të tërë politik, ekonomik dhe social… pa dashje. Korrupsioni paskësh ndodhur “pa dashje”. Hajdutëria “pa dashje”. Kullat që ngrihen si kërpudhat pas shiut janë ndërtuar “pa dashje”. Piramidat që shkatërruan ekonominë dhe shpresat e shqiptarëve, edhe ato “u ngritën e u shembën pa dashje”. Milionat që u zhdukën, ishin “paratë më të pastra në botë”, por humbën… pa dashje.
Partia Demokratike u katandis 16 vite në opozitë “pa dashje”. Mul Noka, Albana Vokshi, çuni i Fariut dhe të tjerë që sot përfaqësojnë PD-në në versionin e saj më të degraduar, janë ngjitur në poste “pa dashje”. Madje, edhe Ramiz Alia, që dikur e emëroi kryetar të PD-së, e paska bërë këtë “pa dashje”.
Mirëpo, nuk mbaron me kaq, sepse edhe mjek e kanë bërë “pa dashje”, edhe kryetar PD-je, president, kryeministër “pa dashje”. Gërdeci u bë pa dashje, madje edhe me Fazlliçin është miqësuar “pa dashje”.
Nëse e pranojmë këtë filozofi të “pa dashjes”, atëherë përse të kemi më institucione drejtësie, votime, përgjegjësi politike apo shoqërore?
Çfarë ka bërë me dashje ky mavri? Vetëm antarësimin te Partia e Punës?!
E për ta mbyllur, ai ka bërë dhe plot tmerre të tjera pa dashje, mirëpo s’ja kam ngenë t’ia numëroj të gjitha.
Edhe këto më lart i shkrova pa dashje.