Heidi Baci u bë brenda një viti një ndër personazhet më të dashura jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Itali, ku edhe u bë pjesë fillimisht te Grande Fratello. Biondja simpatike, pas eksperiencave në formatet reality, provoi moderimin, por edhe autorësinë e një libri, duke përmbushur kështu ëndrrën e saj.

E pas gjithë eksperiencës, ajo ka vendosur që të rikthehet në Itali, për të qenë pranë familjes së saj, por edhe për të vijuar jetën që kishte përpara se të shndërrohej në një personazh të famshëm.

Por pas shumë ndryshimesh që pati në jetën e saj, duket se këtë herë lëvizje ka pasur edhe në jetën private.

Flitet se biondja simpatike ka nisur një lidhje të re. Udhëtimet e shpeshta dhe fakti që po zgjedhë të qëndrojë më shumë në Itali se këtu, flasin për një raport të ri sentimental, por që mesa duket gjithçka është shumë diskrete.

Në rrjetet sociale të Heidit nuk ka asnjë shenjë nga i dashuri i ri, duke shtuar edhe më shumë misterin e kësaj pune.

Vetëm pak ditë më parë, ajo festoi ditëlindjen e saj, në një atmosferë të mbushur me dashuri dhe surpriza. Bukuroshja shqiptare, e cila jeton në Itali me familjen e saj, u surprizua nga të afërmit me një festë intime, ku mbizotëronte ngrohtësia familjare dhe gëzimi i këtij rasti të veçantë.

heidi baci

Në rrjete sociale, Heidi ndau me ndjekësit disa çaste nga ky përjetim i veçantë, duke e shoqëruar me një mesazh plot emocion dhe mirënjohje.

“S’e di çfarë i bën disa momente kaq të veçanta. Ndoshta ajri i gushtit, ndoshta surpriza e papritur e familjes…”. “Por zemra ime është plot mirënjohje për jetën që i ktheu ëndrrat e mia në realitet… dhe për ju, që jeni pranë meje. Faleminderit për të gjitha urimet”

heidi baci

Ky postim u prit me dhjetëra urime e mesazhe nga ndjekësit e saj, të cilët i uruan suksese dhe lumturi në jetën personale dhe profesionale. Në festë nuk kishte shenja se ishte edhe i dashuri i saj i ri, duke treguar se lidhja është ende në hapat e tyre të parë dhe kanë preferuar që mos ta bëjnë publike këtë histori, as për të afërmit e tyre.

Mesa duket, raporti i saj me Romeon është mbyllur njëherë e mirë, duke i dhënë fund kështu një historive më të diskutuara të dashurisë.