Homazhet për gazetarin e ndjerë, Artur Zheji, i cili u nda nga jeta në mënyrë të papritur e të parakohshme, arrijnë të prekin zemrat e të gjithë kolegëve të tij, personazhe të artit por dhe të politikës.
Aktorja e mirënjohur, Rajmonda Bulku, e prekur nga ndarja e mikut të saj, Artur Zheji, ose ashtu siç ajo e thërriste ”Tur”, ka mbajtur një deklaratë të shkurtër për media.
I lindur nga dy prindër të mrekullueshëm, ku liria dhe kultura, formuan karakterin po të lirë të Zhejit, kështu përshkruhet nga Bulku gazetari Zheji,
“Lindi nga dy prindër me shpirt të lirë, nga atdhetarë, nga një artiste të mrekullueshe Besa Imami dhe Petro Zheji, mendje ndritur, i njerëzve të shquar shqiptarë. Lindi i lirë nga këta të dy, lindi i mençur, i kulturuar. Luftoi tërë jetën e tij për të thënë fjalën e drejtë, të mençur. Elokuenca e tij ishte e jashtëzanshme dhe e pakrahasuar”, tha ajo.
Duke rikujtuar pak nga jeta e tyre, aktorja u shpreh se të dy kishin një dashuri të madhe e të pakrasueshme për Kosovën, një dashuri kjo e përcjellë fort nga gjyshërit e tyre, të cilin ishin dhe kushërinj.
“Do na mungojë shumë, shumë… jo vetëm ne që e kishim afër, që e donim dhe e vlerësonim, por të gjithë atyre që donin ta dëgjonin zërin e Turit. Zë të lirë, fjalë të drejtë, mençur, pa thyerje, dhe besoj se do ta kërkojë gjithmonë e do ta mbaj në mendje ashtu siç ishte gjithmonë, i drejtë, i mençur. Unë Turin e njoh, gjyshërit tanë janë kushërinj dhe kanë gjak Gjakove. Ne e donim shumë Kosovën të trashëguar nga dashuria e gjyshërve tanë”, tha Bulku.
“Turi, u prehsh në paqe, të deshëm shumë, dhe do të duam shumë”, përmbylli Bulku e prekur.