Kryetarja e Komisionit përgjegjës për Kulturën Ina Zhupa ka kërkuar nga Ministria e Kulturës që menjëherë të ngrihet një grup ekspertësh për të vlerësuar demët që shkaktuan zjarret, për mirëmbajtjen aktuale dhe përgatitjen për restaurimin profesional sa më shpejt.
Zhupa numëron se janë djegur 4 objekte kulti 1- Kisha e Senicës në Delvinë 2- Kisha e Leftehorit në Delvinë 3-Teqeja e Shemberdhenjes në Gramsh 4- Kisha në Lekel në Tepelenë. Ajo shton se “Evidentimi i këtyre dëmeve nuk mund të jetë punë rutinore e bashkive por është detyrë e MEKI, ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit”
“Do jetë nga cështjet prioritare të kulturës për të cilat do kërkoj dëgjesa si kryetare e komisionit parlamentar përgjegjës për kulturën -shprehet Zhupa. E cila e cilëson këtë si kujdesje e domosdoshme për besimtarët, për identitetin kulturor shqiptar, për trashëgiminë, për turizmin kulturor dhe për zonat e prekura të cilat duhet rikthehen sic kanë qënë.