Ngarkesat në rrjet dhe rrjeti i amortizuar shpesh bëhen shkak për defekte të mëdha elektrike, që i kushtojnë qytetarëve orë errësirë dhe problematika në biznese.

Për këtë shkak qeveria po investon edhe në ndërtimin e nënstacioneve të reja elektrike. Një prej tyre është edhe ai në qytetin e Fierit, i cili sapo ka përfunduar dhe është gati për të përmirësuar furnizimin me energji elektrike të të gjithë zonës.

Kryeministri Edi Rama konfirmoi lajmin sot me një video-postim në rrjetin social Facebook, ku krahas pamjeve të nënstacionit të ri, shkruan se ky investim ka parametrat modernë dhe rrit sigurinë në rrjet.

“Gati nënstacioni i ri elektrik në Fier! Një investim me parametra modernë, i cili do të përmirësojë cilësinë e furnizimit me energji elektrike për të gjithë zonën, duke rritur edhe sigurinë e rrjetit”, shkruan kryeministri krahas video-postimit.