Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga punimet që po zhvillohen për përgatitjen e rrugës lidhëse mes Urës së Bilçës dhe Drobonikut. Një projekt siç shprehet kryeministri rrit aksesin për fshatrat përreth, mbështet bujqësinë dhe hap një derë të re për fluksin turistik.

Statusi i kryeministrit Edi Rama në Facebook

MIRËMËNGJES

dhe me pamjet nga përgatitjet për fazën e asfaltimit të rrugës lidhëse mes Urës së Bilçës dhe Drobonikut, një projekt i shumëpritur që nuk është thjesht një rrugë në hartë, por një urë zhvillimi që rrit aksesin për fshatrat përreth, mbështet bujqësinë dhe hap një derë të re për fluksin turistik që vjen nga Jugu drejt Beratit dhe anasjelltas, ju uroj një javë të mbarë