Nga Eduar Zaloshnja
Kam botuar 63 artikuj shkencorë në SHBA rreth plagosjeve/vdekjeve jo natyrale. Treçereku i tyre kanë qenë rreth plagosjeve/vdekjeve rrugore. Kushtet e rrugëve dhe kodet rrugore atje janë të ndryshme nga të Shqipërisë, por disa mësime të vlefshme mund të nxirren prej studimeve që kam kryer.
Nga studimet e mia, më ka rezultuar se sheti me plagosjet/vdekjet më të ulta rrugore (për milion kilometra të përshkruara nga automjetet) në SHBA është Virxhinia. Dhe ky shtet ka Kodin Rrugor më të rreptë në Amerikë. Dikush që kapet në Virxhinia duke drejtuar automjetin nën influencën e alkolit apo drogave ilegale arrestohet automatikisht dhe duhet të shpenzojë rreth 16 mijë dollarë që të arrijë të marrë patentën pas 6 muajsh. Policia në Virxhinia organizon herë pas here postblloqe të rastësishme në pika të “nxehta”, ku testohet për alkol cdo drejtues mjeti. Në Kodin Rrugor të Virxhinias, parakalimet e rrezikshme dhe shpejtësia 137 km/orë konsiderohen ngarje e parpërgjegjshme e automjetit dhe përbëjnë vepër penale. Etj, etj.
Në 15 vjetët e fundit në Shqipëri, numri i plagojeve/vdekjeverrugore është përgjysmuar, ndërkohë që numri i automjeteve në qarkullim është dyfishur. Sidoqoftë, ende nuk e kemi arriturnivelin mesatar të Bashkimit Europian në këtë drejtim.
Meqë synojmë që më 2030 të futemi në Bashkimin Europian, duhet që të gjejmë një mënyrë për t’ju afruar atij edhe në treguesin e plagosjeve/vdekjeve rrugore. Ndoshta Kodi Rrugor i Virxhinias mund të merret si shembull. Por ç’është më e rëndësishme, duhet të shtojmë efektivët dhe mjetet elektronike për Policinë Rrugore, së cilës do t’i duhet të zbatojë një kod më të rreptë rrugor…