Sot është dita e zyrtarizimit të Marash Kumbullës tek Majorka. Mbrojtësi pasi t’i nënshtrohet kontrolleve mjekësore do të firmosë në kontratën 1-vjeçare, të përgatitur prej klubit ishullor.

Edhe pse ende nuk ka dalë përpara gazetarëve, për të mbajtur konferencën e mirëëseardhjes në klub, Kumbulla ka u është përgjigjur gazetarëve, të cilët ishin dje prezent në aeroportin e Majorkës.

“Jam gati të nis stërvitjen, të martën nis gjithçka”, tha shqiptari, i cili zbuloi se duke nisur nga dita e nesërme do të vihej në dispozicion të trajnerit Jagoba Arrasate. Vetë Kumbulla pranoi se 47-vjeçari luajti një rol mjaft të rëndësishëm në zgjedhjen e tij. “Kam biseduar me trajnerin dhe ai më ka dhënë shumë besim në aftësitë e mia”, zbuloi Kumbulla, i cili pritet që të jetë lojtari i katërt i ri i Majorkës në këtë merkato vere pas Bergstrom (u ble nga Chelsea), Pablo Torre (u ble nga FC Barcelona) dhe Mateo Joseph (u ble nga Leeds United).