Edhe njehere ne kundershtim me organet e drejtesise. Per Albin Kurtin, moszbatimi i vendimeve te gjykatave ne vend, eshte kthyer ne nje norme. Nje sinjale te qarte per mosdakordesi me vendimin e Gjykates Kushtetetuese e ka dhene edhe kete fillim jave.

Sipas tij, qeveria e Kosoves ka respektuar aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, ndersa vonesa në publikimin e aktgjykimit të fundit të kesaj gjykate ngre dyshime për mospërputhje me njoftimin e bërë më 8 gusht.
Me tej, kryeminsitri ne detyre I ka dhene vetes te drejten ta cilesoj vendimin si te pazakonte, te padrejte dhe te padurueshem.

“Por kur më pyesin sërish a do ta respektoj aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese kjo më bën të mendoj që do të jetë i pazakonshëm, i padrejtë, i padurueshëm, saqë ndoshta duhet ta konsiderojmë se çfarë duhet të bëjmë.”

Ai shtoi se për dallim nga rasti i 26 qershorit, kur në të njëjtën ditë është bërë publik njoftimi dhe vendimi, kësaj radhe Qeveria ende nuk e ka në dispozicion aktgjykimin e plotë, gjë që sipas tij po krijon vonesa të panevojshme.

“Kur ta lexojmë atë do ta themi vlerësimin tonë meritor. Por nuk është mirë që kemi këtë vonesë, por në bazë të njoftimit, në bindjen time, ka mospërputhje mes këtij aktgjykimi në versionin e plotë që jemi duke e pritur dhe 26 qershorit të po kësaj përvoje të Gjykatës Kushtetuese”

Pas botimit te plote te vendimit te Gjykates Kushtetuese ne fletoren zyrtare, Kuvendi duhet te mblidhet pas 48 oresh per te votuar me votim te hapur kryeparlamentarin e ri, ndersa kushtetuesja e ka bere te qarte qe nje emer nuk mund te kandidohet me shume se tre here.

Kosova eshte zhytur ne ngerc politik pas zgjedhjeve te 9 shkurtit, pasi VV e Albin Kurtit nuk arriti te siguronte shumicen e votave me nje renie prej gati 10 perqind te mbeshtetjes ne elektorat, duke lene edhe qyetaret e saj pa nje qeveri, qe do te duhet ti perfaqesoj si ne politiken e brendshme, ashtu edhe ne politiken e jashtme.