Nga Artur Ajazi

Dy ditë më parë, u vra me thikë në zemër një djalosh 14 vjeçar në Bilisht. U vra nga shoku i tij, po ashtu 14 vjeçar. Kishin thika, dhe vajtën për tu “sqaruar”.

Eshtë e vërtetë që, pas 1990 në Shqipëri ndryshuan shumë, shumë gjëra, që lidhen me familjen, shoqerinë, shkollën, mentalitetin e çdo moshe.

Ndryshuan gjithashtu mirëkuptimet, keqkuptimet, bisedat mes shokëve, miqve, farefisit, ndryshuan njerëzit e shkollave, komunave, bashkive, ndryshoi institucioni i shtetit, ashtu siç ndryshoi edhe mënyra e jetesës.

Ndryshoi mënyra dhe metodat e shkollimit të fëmijëve, gjimnazistëve, studentëve, ndryshoi procedura e pranimit të mësueve në shkolla, e petagogëve në universitete, e nënpunësve në institucione, etjjjj.

Dhe sot mund të pyesim vehten, a fituam apo kemi humbur nga ndryshimi i sistemit? Kemi fituar apo humbur nga reformimi i sistemit arsimor, shëndetsor, policor, ushtarak, politik? Mendoj se në 35 vite ndryshim sistemi, ne sot ndjehemi se kemi humbur shumë vlera njerëzore, vlera familjare, vlera institucionale, vlera që lidhen me bashkësinë ku jetojmë dhe punojmë.

Sot jemi bërë më të ftohtë me njerëzit, me familjarët, vëllain, motrën, djali apo vajza me babain e nënën, dhe i jemi turrur pronave, parasë, duke harruar shkollimin dhe edukimin e fëmijëve. Sot kemi më shumë analfabetë se në 1945, për 1001 arsye, si emigrimi, kushtet ekonomike, gjakmarrja, etjjj.

Sot jemi 10 fish, më agresivë me njerëzit e familjes, farefisin, komshiun, mikun, shokun, zihemi dhe vritemi për një mur, gardh, pronë, për një fjalë goje. Sot kemi egërsi ndaj atij që “na shikon”, ndaj atij që na qorton, dhe jemi gati ti hidhemi dhe ta vrasim.

Sot në Shqipëri mbi 70 per qind e adoleshentëve janë mediokër, nuk lexojnë, nuk mësojnë, nuk edukohen. Sot shumë familje kanë marrë tatëpjetën. Kemi qindra dicorce në muaj në çdo qytet. Kemi qindra gjyqe të tjera krimesh nga mosha fare të reja. Ku po shkojmë ? Ku po ikim me këtë brez që veç cigares, hashashit, dhe thikave, nuk njohin gjë tjetër.

Sapo mbushin 12 apo 13 vjeç, shohin ëndërra me makina të shtrenjta, kobure në brez, dhe kuleta të mbushura me para. Ata nuk edukohen, nuk shkollohen, pasi edhe prindërit e tyre, kanë 1001 halle pune, jete, familje, etjjj. Krejt shoqeria po kalon periudhë kriza, që po rrezikojnë të ardhmen e brezave.

Si rasti i vrasjes së 14 vjeçarit në Bilisht, ka me dhjetra të tjera në rrethe, ku rrihen, plagosen apo dhe vriten djem të rinj, apo edhe vajza. Djem shkollash, që duhej të ishin duke lexuar, duke studiuar, dhe jo duke mprehur thikat. Jemi në kohë krize identiteti, krize familjare, krize të përgjithshme, ku ata që mbeten viktima janë djemtë dhe vajzat tona.

Një 14 vjeçar u vra në Bilisht. Policia dhe prokuroria, janë turrur të gjejnë fajtorin, të gjejnë thikën e krimit, përkrahësit e kriminelit.

Nderkohë që gjithë institucionet e shtetit dhe gjithë shoqëria, pa dallime politike dhe sociale, duhet të alarmohen, jo vetëm për të dënuar krimin dhe autorin e krimit, por gjithë systemin, dhe sehirxhinjtë. Sistemi po dëmton shkollimin dhe edukimin e të rinjve, dhe po i shtyn ata drejt akteve kriminale.

Jam plotësisht dakort me kryeministrin e vendit Edi Rama, lidhur me shpërsimin e Kodit Penal. Shqiptarët duhet ta kuptojnë se, vetëm me ligje të forta dhe të zbatueshme, ne do të arrijmë ti shkollojmë, edukojmë dhe punësojmë të rinjtë, duke i larguar ata nga rruga e keqe e dhunës, krimit dhe drogës.

Shteti punon dhe funksionon mbi ligje të forta dhe të zbatueshme. Kush del kundër, ka mision shkatërrimin e brezave, shkatërrimin ë të ardhmes së tyre dhe vendit. Nuk mund të vazhdohet më, duke bërë deklarata nga selia apo ekranet e televizioneve. Gjithë shoqeria duhet të hidhet në aksion konkret për të shpëtuar brezin e ri, jetët e njerëzve të pafajshme, dhe për të gjetur fajtorin kryesor të kësaj situate.