Nga Ylli Manjani
Keqardhje që Kosova po zhvleftëson institucionin më të rëndësishëm të demokracisë, ZGJEDHJET.
Zgjedhjet që i kanë bërë dhe menaxhuar shumë më mirë sesa ne, nuk mund të zhvleftësohen dreqi e mori!
Ç’do me thënë kjo që politika nuk pranon verdiktin popullor dhe duke mos ndërtuar institucione përfaqësuese i thuhet popullit që “s’e ke nda mirë kët punë”!!!
Absurde!
Kosova ka vendosur qartësisht për një qeverisje koalicioni, përtej preferencës së dukshme politike për Albin Kurtin. Albini ishte i preferuari i popullit të Kosovës, por jo për të qeverisur vetëm. Pra ka marrë mbështetje, por me detyrim për kontroll.
Albini, në këto kushte, ka barrën të gjejë rrugën politike për të zbatuar verdiktin e zgjedhjeve.
E përsëris: në një realitet demokratik janë votuesit ato që vendosin kushte për politikanët dhe jo këta të fundit për votuesit.
Tani, pengimi i konstituimit të Parlamentit për të provokuar zgjedhje të reja, ende pa zbatuar vullnetin e atyre që u mbyllën, nuk është normale. Është të tallesh me votuesit. Është pakënaqësi me verdiktin e tyre. Është praktikisht ti vësh kusht votuesve dhe jo të pranosh kushtet që ato të kanë vënë.
Me pak fjalë ky është shkatërrim i institucionit të zgjedhjeve demokratike.
Politikani që s’njeh rezultatin e zgjedhjeve të ndershme, herën tjetër do fillojë ti vjedhë…. E kemi parë këtë film në Shqipëri që në 1996-ën.
Nuk deshëm e as duam ta shohim të njëjtin film në Kosovë.
Pa dyshim që barra i mbetet Albin Kurtit, për të cilin kam patur gjithnjë respekt. Por kjo që po ndodh në Kosovë tejkalon çdo ndjesi personale.
Nuk mendoj se injorimi i vullnetit të zgjedhësve është ajo që meriton Kosova.