Arrestohet i rrezikshmi R.Z, 43 vjeçari i cili ka qenë në kërkim ndërkombëtar për disa akuza, ndërsa para një muaji dyshohet të ketë qene autori i plagosjes së dyfishte në Sarandë
Burime të siguruara pranë uniformave blu, bëjnë me dije se Ramadan Canaj alias Ramadan Zoto ka qënë në vëzhgim prej nisjes së sotme nga kryeqyteti dhe po kërkonte të kalonte kufirin drejt Greqisë
Ngjarja e ndodhur në 17 Korrik në qytetin bregdetar të Sarandës solli dy të plagosur, ndërsa uniformat blu me pare kishin arrestuar vëllain e tij
Të njëjtat burime shtojnë se janë sekuestruar armë zjarri ndërsa janë shoqëruar edhe persona të tjerë që ndodheshin në automjetin e autorit.