Takimi mes presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit amerikan Donald Trump, i zhvilluar sot në Alaskë, ka përfunduar vetëm pak çaste më parë, me reagimet e para që vijnë nga pala ruse dhe që janë mëse pozitive.

“Bisedimet shkuan shumë mirë, humori është i shkëlqyer”, deklaroi Kirill Dmitriev, i ngarkuari i posaçëm për negociatat me Shtetet e Bashkuara, menjëherë pas përfundimit të samitit.