Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në fshatin Abat, ku një 61-vjeçar dyshohet se është vrarë me armë zjarri nga një bashkëfshatar, në rrethana ende të paqarta.
Rreth orës 20:00, në fshatin Abat, Shalë, shtetasi N. M. dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin P. P., 61 vjeç. Shërbimet e Policisë janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes, me qëllim kapjen e autorit të dyshuar.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të dokumentuar veprimet në mënyrë të ligjshme.