E rëndë paraqitet situata në fshatin Lekël të Tepelenës, ku zjarret kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Nga raportimet e gazetares Brikena Metaj për BalkanWeb, mësohet se flakët kanë përpirë disa hektarë me pyje dhe të mbjella, ndërsa janë djegur disa banesa. Po ashtu, flakët kanë ‘përpirë’ tre stane dhe tre krerë gjedhë.
Ndër objektet e prekura rëndë është edhe kisha ortodokse “Shën Ilia”, e shpallur monument kulture i kategorisë II.