Është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare Bujar Tafaj, një prej figurave të njohura të futbollit shqiptar. Ish-portieri ka qenë pjesë e ekipit të Tiranës gjatë viteve ’60-’70, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm për klubin bardheblu.
Tirana i ka dedikuar një postim lamtumire në rrjetet sociale. Përveç kryeqytetasve ku fitoi 3 herë titullin kampion, Tafaj ka mbrojtur edhe portën e Pogradecit.
Kështu shuhet një tjetër figurë, që ka vendosur emrin e tij në historinë e futbollit shqiptar. “Panorama Sport” i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes Tafaj.