Në Parlamentin e ri pritet të ketë shtim të komisioneve të përhershme parlamentare.

Nga 8 komisione që janë aktualisht synohet që të shtohen edhe 4, duke e çuar numrin e tyre në 11.

Komisioni antikorrupsion i drejtuar nga Fatmir Xhafaj po ashtu pritet të jetë komision i përhershëm.

Pritet që komisioni i veprimtarisë prodhuese të ndahet në 3 komisione: Bujqësi, Energji dhe Infrastrukturë.

Një ditë më parë kryeministri Rama është takuar me kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali, kryetarin e grupit parlamentar të PS, Niko Peleshi dhe ministrin e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla.

Mësohet se struktura e komisioneve parlamentare ka qenë në fokus të takimit.