Gjykata Themelore në Gjilan, departamenti i përgjithshëm ka lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar ndaj modeles Arbenita Ismajlit.
Kjo është konfirmuar për Klan Kosova nga Gjykata e Shkallës së Parë në Gjilan.
“Në ditën që është bërë kërkesa nga ana e Prokurorisë Themelore në Gjilan, Gjykata ka ndërmarrë gjitha veprimet e nevojshme komfor kompetencave ligjore dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi, duke lëshuar urdhërarrestin dhe letër rreshtimin ndërkombëtar ndaj të pandehurës Arbenita Ismajli”, ka thënë për Klan Kosovën, Sabit Shkodra, Udhëheqës i Zyrës për Informim dhe Komunikim me Media në Gjykatën e shkallës së parë në Gjilan.
“Në mes të muajit qershor të këtij viti, Prokuroria Themelore në Gjilan ka nxjerrë një aktvendim për fillim të hetimeve ndaj Ismailit, pasi që, sipas tyre, ekziston dyshimi i bazuar se ajo nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës për të takuar vajzën me babanë biologjik, Feronit Shabani, duke kryer kështu veprën penale Mospërfillje e gjykatës.
Nga 19 marsi i këtij viti, Arbenita Shabani lsmajli, me dashje nuk i është bindur urdhrit apo vendimit të plotfuqishëm të Gjykatës…
Prokurori i shtetit, pas vlerësimit të informatave, provave dhe materialeve të tërësishme të dorëzuara nga policia, ka ardhur në përfundim për të filluar hetimet në drejtim të veprës penale Mospërfillje e gjykatës…”- thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.