Një konflikt mes disa personave mbrëmjen e sotme në Shëngjin ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre.

Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur në zonën e Kunes, ku një person është goditur me sende të forta në kokë dhe është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Ndërkohë, policia, e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, ka shoqëruar njërin prej autorëve të dyshuar, i cili po merret në pyetje.

Nga të dhënat paraprake, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas sherrit për vendparkimin.