Është sekreti pas shumë lidhjeve romantike, mënyra se si nisin historitë më pasionante, apo përfundojnë në një “seen” pa kthim. Flirtimi, qoftë në jetën reale apo në bisedat online, është një nga “armët” më të zakonshme për të tërhequr dikë.
Por, jo çdo përpjekje për t’u afruar shkon sipas planit. Dhe kur përgjigjja është refuzim, lind pyetja që ngacmon mendjen e kujtdo: Çfarë shkoi keq?
Një studim i realizuar nga Universiteti i Lefkosias ka zbuluar sjelljet më të zakonshme që dështojnë një flirtim. Në dy hulumtime të veçanta, me mbi 900 pjesëmarrës greqishtfolës, janë identifikuar faktorët që krijojnë përshtypje negative në takimet romantike.
Sipas rezultateve, sjelljet më të papëlqyeshme përfshijnë: mungesën e higjienës, qasjen ngjitëse ose bezdisëse, mungesën e interesit ekskluziv, pamjen e pakujdesur, përdorimin e gjuhës vulgare dhe narcizmin. Gjithashtu, mungesa e inteligjencës, humori i dobët, vetëvlerësimi i ulët dhe kopracëria janë ndër faktorët që dëmtojnë më shumë një përpjekje për të krijuar lidhje.
Më poshtë renditen 11 sjellje, që konsiderohen si fakorët krysorë që dështojnë fillimin e një romance:
Qasje ngjitëse ose bezdisëse
Mungesë higjiene personale
Mungesë interesi ekskluziv (shikon ose flirton me të tjerë)
Qasje shumë e afërt pa pëlqim
Pamje jo tërheqëse ose e pakujdesur
Kopracëri
Fjalor i pahijshëm / vulgaritet
Mungesë inteligjence / shkujdesje
Narcizizëm / mburrje
Mungesë humori
Vetëvlerësim i ulët / duket i dëshpëruar.