Shenim me dore i Mehmet Shehut:
Lufta e klasave vazhdon. Ne nuk duhet të pregatisim kuadro nga fëmijët e armiqve të betuar të diktaturës. Jo vetëm të mos i jepet përgjigje, por duhet interesuar që dyert e universitetit të mbahen të mbyllura për këtë kategori personash. Edhe dyert e inst. të tjera të larta.
Firma: MShehu
Elbasan më 14-VII-68
Kryetar i Këshillit të Ministrave të R.P.S.Sh.
Tiranë
Unë Petrit Spahiu i biri i Bedri Spahiut në vitin shkollor 1966-67 mbarova gjimnazin “Dhaskal Todhri” në Elbasan me nota të mira. Sikurse shokët e mi maturantë, edhe unë i bëra të gjitha dokumentat që duhen për të ndjekur studimet në Universitetin Shtetëror të Tiranës, megjithëse gjëndja ekonomike e familjes sime është shumë e vështirë.
Duke u nisur nga fakti se im atë ndodhet i burgosur për fajë politike, kam pak shpresë që autoritetet kompetente në rrethin e Elbasanit e në qendër ta marrin parasysh kërkesën time.
Për këtë arsye marr guximin t’ju drejtohem juve personalisht me lutje të dëshperume që të mos i hipet e drejta e studimeve të larta një të riu të zellshëm, i cili i ka kryer rregullisht e gjithmone të gjitha detyrat si nxënës dhe si i ri, një të riu, cili s’ka si të jetë përgjegjës për fajet e babait të tij.
Me shpresë se lutja ime do të merret parasysh, unë ju zotohem se do të vë të gjitha forcat e mija për të dalë një kuadër i aftë e i ndershëm në shërbim të Partisë e të popullit.
Me respekt të thellë
Petrit Spahiu