Artistja muzikore Madonna i ka bërë thirrje Papa Leos të udhëtoj për në Gaza, mes krizës humanitare që po vazhdon, duke i kërkuar atij që “t’u sjellë dritën fëmijëve para se të jetë tepër vonë”.
“Si nënë, nuk mund ta duroj dot vuajtjen e tyre. Fëmijët e botës u përkasin të gjithëve. Je e vetmja prej nesh që nuk mund t’i mohohet hyrja”, shkroi Madonna në një postim në Instagram të hënën.
“Politika nuk mund të ndikojë në ndryshim. Vetëm vetëdija mundet. Prandaj po i drejtohem një Njeriu të Zotit”, shkroi Madonna në mbishkrimin e postimit të saj.
Për muajësh, organizata e ndihmës humanitare dhe agjencitë ndërkombëtare kanë paralajmëruar se Gaza po përballet në nivele “kritike” të urisë dhe se uria është “e afërt” në disa pjesë të Rripit të Gazës.
Ndërkohë, Vatikani ende nuk ka komentuar për postimin e Madonnës.