“Koalicioni luftënxitës anti-rus dështoi ta mposhtë Presidentin e SHBA-së Donald Trump në territorin e tij. Evropa e falënderoi dhe ia puthi bythën”, shkroi në rrjetet sociale nënkryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dmitry Medvedev, duke komentuar samitin e djeshëm në Uashington.
“Pyetja është: çfarë melodie do të luajë kllouni në Kiev në lidhje me garancitë dhe territoret pasi të kthehet në shtëpi, duke veshur përsëri uniformën e tij të gjelbër ushtarake?” shtoi Medvedev.