Kryeministri Rama, në një konferencë për shtyp, analizoi situatën sa i takon menaxhimit të mbetjeve. Rama u shpreh se duhet një ndërgjegjësim dhe përkushtim si nga ana qytetare, ashtu edhe institucionale. Rama u shpreh ndër të tjera se këto etapa ndikojnë në përmirësimin e cilësisë së jetës dhe duhet bërë çmos të përfshihen dhe shkollat.
“Duhet një vetëndërgjegjësim i madh në nivelin e atyre që kanë lidhje për shkak të detyrës me mbetjet, duhet një përkushtim i madh dhe një organizim i ndërlikuar për t’i përfshirë të gjithë në këtë proces. Shqipëria nuk ja del dot të përmbush detyrimin ndaj vetëvetes pa këto elementë sepse janë etapa që përcaktohen në rrugën drejt anëtarësimit. Këto janë etapa që do të ndikojnë në përmirësimin e cilësisë së jetës dhe mjedisit në vendbanimet tona.
Është e rëndësishme që të rrisim motivimin dhe perfomancën në të gjitha hallkat e këtij zinxhiri në të gjitha bashkitë sepse aty është baza. Duhet të bëjëm çmos që të përfshijmë dhe shkollat dhe institucionet e tjera.”