Reali dhe Barcelona duket se e kanë mbyllur merkaton e tyre, edhe pse ka ende shumë ditë deri në fund të gushtit.

Madrilenët duket se e janë të kompletuar, me teknikun Xabi Alonso që nuk kërkon më afrime të reja në ekip. I vetmi “problem” vazhdon të jetë Rodrygo, i cili është jashtë planeve të teknikut spanjoll dhe shumë ekipe kanë shfaqur interes drejt brazilianit.

Deri më tani, në “pole-position” është Man. City, me “qytetarët” që kanë nisur negociatat me të dyja palët.

Nga ana tjetër, edhe Barcelona duket se e ka mbyllur merkaton e saj, por ndryshe nga Reali, katalanasit kufizohen nga vështirësitë ekonomike, të cilat po i kalojnë prej kohësh.

Situata me kapitenin Ter Stegen duket se është kthyer në normalitet, me klubin që i riktheu sërish shiritin gardianit gjerman.

Ndryshe nga dy rivalët e tij, Atletico Madrid ka hyrë fuqishëm në merkato, duke afruar emra të njohur. I fundit është ai i Giacomo Raspadori, i cili një sezon më par luajti një rol të rëndësishëm te Napoli për titullin kampion në Itali.