Kancelari gjerman Friedrich Merz tha të martën se Gjermania nuk do t’i bashkohet një iniciative të aleatëve perëndimorë për të njohur shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara muajin e ardhshëm.
Merz foli në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin kanadez Mark Carney, i cili tha muajin e kaluar se Kanadaja planifikonte të njihte shtetin e Palestinës në Asamblenë e Përgjithshme, pas njoftimeve të ngjashme nga Franca dhe Britania.
“Pozicioni i qeverisë federale është i qartë, sa i përket njohjes së mundshme të shtetit të Palestinës”, tha Merz. “Kanadaja e di këtë. Ne nuk do t’i bashkohemi kësaj iniciative. Nuk shohim që kërkesat janë përmbushur.”
Gjermania e konsideron njohjen e një shteti palestinez si ndër hapat e fundit në një zgjidhje me dy shtete, në të cilën izraelitët dhe palestinezët mund të jetojnë në paqe krah për krah.
Ndërkohë, Carney njoftoi në fund të korrikut se Kanadaja do ta njihte Palestinën si shtet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator. Më herët, presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi se Franca po planifikon ta njoha Palestinë, ndërsa Britania e Madhe e ka kërcënuar Izraelin se do ta bëjë këtë nëse nuk plotësohen kushte të caktuara.