Presidenti francez Emmanuel Macron , kancelari gjerman Friedrich Merz dhe presidenti polak Donald Tusk do të udhëtojnë për në Kishinau të mërkurën, më 27 gusht, për një vizitë në mbështetje të Moldavisë , e cila ka akuzuar Rusinë për përpjekje destabilizuese, njoftoi sot presidenca franceze.
Pas një ftese nga presidentja pro-evropiane Maia Sandu , të tre udhëheqësit do të udhëtojnë për në Kishinau me rastin e 34-vjetorit të pavarësisë së vendit për të “riafirmuar mbështetjen e tyre të plotë për sigurinë, sovranitetin dhe rrugën evropiane të Moldavisë ” .
Presidentja e cila fitoi zgjedhjet presidenciale në nëntor 2024 dhe mbështet Ukrainën, akuzoi Rusinë në fund të korrikut se ka kryer një operacion kompleks dhe të koordinuar ndërhyrjeje “pa precedent” për të sjellë Moldavinë pro-evropiane në kampin e saj në zgjedhjet parlamentare në shtator.
Moska dëshiron të jetë në gjendje ta “vërë nën kontrollin e saj që nga vjeshta” këtë vend që kufizohet me Bashkimin Evropian dhe Ukrainën, falë mekanizmave të blerjes së votave dhe financimit me ” kriptovalutë “, pasi ka parashikuar një shpenzim prej “100 milionë eurosh” për këtë qëllim , denoncoi presidenti, duke theksuar gjithashtu përgjegjësitë e rrjetit social Telegram .
Maya Sandu akuzoi dy forcat kryesore të opozitës se e kanë përdorur këtë plan për ta privuar atë nga shumica në parlament, gjë që do ta sillte këtë ish-republikë sovjetike më afër integrimit të saj në BE.