Pas angazhimit intensiv të forcave të emergjencës, situata nga zjarret paraqitet e stabilizuar në shumë zona problematike. Aktualisht janë aktivë 23 vatra zjarri në të gjithë vendin.
Zona kryesore ku po punohet:
Syri i Kaltër (Delvinë): Në terren 67 zjarrfikës, 80 efektivë të Forcave të Armatosura dhe avioni italian “Canadair” në operacion për shuarjen e zjarrit në lartësitë e Malit të Sopotit.
Finiq (Pecë, Sirikat, Kardhikaq): Vatra në shkurre dhe pyje, nën monitorim.
Himarë (Kuç): Zjarr pyjor në shuarje.
Selenicë (Brataj): Forcat zjarrfikëse në terren.
Bulqizë (Mali me Gropa, Val, Tërnovë): Vatra në zona të vështira, me përfshirjen e helikopterëve dhe forcave vendore.
Poliçan (Zhapokikë, Plashnik, Balloll): Zjarr i përhapur me evakuim banorësh dhe mbështetje nga helikopterë ndërkombëtarë.
Berat (Velçan): Rreziku për banesat është shmangur, me operacione nga toka dhe ajri.
Tiranë, Rrogozhinë, Dropull, Tepelenë, Gramsh, Fushë Arrëz, Kolonjë, Mirditë: Zona të tjera me vatra nën kontroll, monitorim dhe ndërhyrje aktive nga forcat zjarrfikëse, bashkiake, pyjore, Forcat e Armatosura dhe vullnetarë.
Ministria e Mbrojtjes falënderon të gjitha strukturat dhe partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen e tyre në luftën kundër zjarreve. Puna vazhdon për neutralizimin e plotë të vatrave dhe parandalimin e përhapjes së tyre.