Mira Murati, chief technology officer of OpenAI, at the company's headquarters in San Francisco on Monday, March 13, 2023. The company has unveiled new technology called GPT-4 four months after its ChatGPT stunned Silicon Valley. (c) Jim Wilson/The New York Times/Redux/laif

Duket se fushata agresive e rekrutimit të CEO-s së Meta-s, Mark Zuckerberg, nuk do të përfundojë së shpejti.

Tani një raport online zbulon se pas ScaleAI, Zuckerberg u përpoq të blinte një tjetër startup në fushën e Inteligjencës Artificiale – Thinking Machines Lab të shqiptares Mira Murati.

Siç raportohet nga Ëired, në një refuzim tronditës ndaj njërit prej emrave më të mëdhenj të teknologjisë, Mira Murati, ish-drejtoreshë e teknologjisë e OpenAI dhe themeluese e Thinking Machines Lab, zbuloi se asnjë nga anëtarët e ekipit të saj nuk i pranoi ofertat prej miliarda dollarësh të Meta-s për t’u bashkuar me Superintelligence Lab-in e saj të sapohapur.

Mira Murati në ekipin e saj hodhi poshtë ofertën e Mark Zuckerberg-ut
Sipas një raporti nga Ëired, Thinking Machine Labs hodhi poshtë ofertën marramendëse prej 1 miliard dollarësh nga Meta për t’u bashkuar me Superintelligence Lab-in e saj. Paketat e kompensimit varionin nga 200 milionë dollarë në 1 miliard dollarë gjatë disa viteve – për të joshur studiuesit më të mirë të IA-së nga startup-i i Muratit.

“Deri më tani në Thinking Machines Lab, asnjë person i vetëm nuk e ka pranuar ofertën,” konfirmoi Mira për Ëired.

Megjithatë, nga ana tjetër, drejtori i komunikimit të Meta-s, Andy Stone, nuk është pajtuar me këtë deklaratë. Siç raportohet nga Ëired, Stone tha: “Ne bëmë oferta vetëm për një numër të vogël njerëzish në TML dhe ndërsa pati një ofertë të konsiderueshme, detajet janë të pasakta. Në fund të fundit, e gjithë kjo ngre pyetjen se kush po e dredh këtë rrëfim dhe pse”.

Thinking Machines Lab mblodhi fonde me një vlerësim prej 2 miliard dollarësh pa lëshuar ende një produkt dhe është bërë shpejt një nga startup-et më të ndjekura të IA-së kohët e fundit. Njerëzit brenda industrisë thonë se vizioni dhe lidershipi afatgjatë i Mira Muratit janë arsyet kryesore pse ekipi i saj mbetet i bashkuar, edhe përballë ofertave rekord.

Thuhet gjithashtu se studiuesit në Thinking Machines Lab i japin përparësi pavarësisë së tyre dhe mundësisë për të formësuar të ardhmen e IA-së nga themelet, të lirë nga kufizimet e një strukture të madhe korporative.