Naun Shundi, regjisor, dramaturg, aktor i më shumë se 100 roleve në Teatër dhe 20 në film po lufton me një sëmundje të rëndë. Familja e artistit dhe intelektualit që ka kaluar më shumë se 46 vite në Tetarin Kombëtar, kërkon ndihmën e shqiptarëve për ta shpëtuar. Bashkëshortja e tij, Rajmonda Shundi në një intervistë për Report Tv, mes lotësh tregon edhe se si aktori u diagnostikua me sëmundjen e rëndë.

“Para 3 vitesh ka patur një nishan që e neglizhoi, e la pas dore, po rritej, nuk e hoqi dhe më në fund kur e hoqi kishte kaluar fazën e momentit që duhej bërë kjo ndërhyrje. Doli që ishte malinj, problematik. Dhe pasi bëmë analizat menduam se ishte okej, por para 3-4 muajsh nisën shqetësimet e para. Nishani kishte lëshuar metastazat dhe kishte nisur të bëhej agresiv”, tha ajo.

Aktori aktualisht ndodhet në një spital në Francë, ndërsa pritet që sillet në Shqipëri ku do të nisë kurën në spitalin Onkologjik.

“Nuk ka nisur kura. Tashmë në këtë moment Naumi ka marrë mjekimet e para, serumet, është kontrolluar, është fuqizuar pjesërisht. Jemi në javën më kritike, presim ta sjellim në Onkologjik, është java vendimtare të nisë kura. Prandaj po kërkojmë ndihmë. Mjekët thonë që ka kosto”, theksoi Rajmonda Shundi.

Të gjendur përballë kostove të larta për trajtimin e nevojshëm, familja e aktorit kërkon ndihmën e gjithë shqiptarëve.

“Atyre që kanë mundësi, që e njohin Naun Shundi, atyre që e duan artin, spektatorëve, artdashës, ata që munden, le ta konsumojnë një kafe me Naun Shundin në këtë formë. Është një moment delikat. Se kemi patur veten kurrë në pozicione të tilla, por solidariteti, njerëzit na kanë sugjeruar të bëjmë këtë hap. Kështu ndihemi shumë të fortë për të përballuar sëmundje të tilla”, theksoi ajo.

Ndihma do të përdoret për blerjen e ilaçeve të specializuara, analiza dhe vizita të vazhdueshme mjekësore, si dhe për shpenzimet e transportit dhe të tjera të lidhura me procesin e kurimit.

***

Për ata që dëshirojnë të ndihmojnë Naun Shundn, më poshtë gjeni numrin e llogarisë bankare ose përmes Go Fund Me, duke klikuar KËTU.

BKT

Naun Shundi

Iban: AL9220511289003846CLIDCLALLE

Swift NCBAALTX

0692092911