Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu konfirmon qëllimin e tij për të pushtuar të gjithë Rripin e Gazës, pavarësisht kundërshtisë së ushtrisë.

Edhe gjatë ditës së sotme ai këmbënguli në pushtim, por jo aneksim të Gazës, informon media.

Izraeli “nuk do ta aneksojë Gazën” dhe do t’ia transferojë administratën e tij të përkohshme një pale të tretë nëse Hamasi dorëzon armët dhe kthen pengjet”.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e bëri këtë deklaratë për transmetuesin indian CNN18 , raporton Ynet , pas një takimi me ambasadorin e Nju Delhit, JP Singh. Netanyahu gjithashtu theksoi nevojën për të bërë dallimin midis “civilëve të pafajshëm dhe Hamasit”. Kryeministri izraelit dhe ambasadori indian, sipas një deklarate, diskutuan “zgjerimin e bashkëpunimit midis dy vendeve, veçanërisht në çështjet e sigurisë dhe ekonomike”.

Sipas tij “plani është që Rripi t’ia transferohet një organi që do të ushtrojë kontroll të përkohshëm mbi të”.

Kryeministri foli në një konferencë për shtyp me gazetarët indianë pas një takimi me ambasadorin indian në Izrael, JP Singh. Objektivat kryesore të luftës mbeten “shkatërrimi i plotë i Hamasit dhe kthimi i të gjithë pengjeve izraelite”. Lufta, tha ai gjithashtu, sipas Haaretz, mund të përfundojë shpejt, madje edhe nesër, nëse Hamasi i dorëzon armët dhe i liron pengjet pa kushte.

Familjet e pengjeve kanë nisur një apel duke bërë thirrje për ndalimin e asaj që ata e quajnë “vendim katastrofik” për të pushtuar Rripin e Gazës dhe për një marrëveshje gjithëpërfshirëse për kthimin e të dashurve të tyre dhe një përfundim të menjëhershëm të luftës.

“Ata që i duam janë në rrezik të menjëhershëm: disa rrezikojnë jetën e tyre, të tjerë zhduken përgjithmonë në tokën e Gazës. Shteti i Izraelit është gjithashtu në rrezik: ne rrezikojmë të humbasim vlerat tona morale dhe përgjegjësinë tonë ndaj njëri-tjetrit. Bashkohuni me ne para se të jetë tepër vonë”, deklaruan ata.