Një delegacion i lartë rus është nisur drejt Alaskës për samitin SHBA–Rusi, që do të mbahet nesër, 15 gusht.
Sipas të dhënave nga platforma e monitorimit të fluturimeve Flightradar24, avioni i tyre tashmë ka hyrë në hapësirën ajrore amerikane.
Takimi pritet të jetë një nga më të rëndësishmit e dekadës, duke u fokusuar në çështje të sigurisë globale dhe marrëdhënieve dypalëshe.
Takimi mes Vladimir Putin dhe Donald Trump në Alaska është cilësuar si një nga ngjarjet më të rëndësishme diplomatike të viteve të fundit.
Dy liderët pritet të diskutojnë mbi marrëdhëniet SHBA–Rusi, luftën në Ukrainë, kontrollin e armëve bërthamore dhe tensionet në Arktik. Ky është takimi i parë i nivelit të tillë midis tyre pas një kohe të gjatë, në një moment kur marrëdhëniet mes dy vendeve janë në pikën më të ulët që nga Lufta e Ftohtë.