E ardhmja e Vinicius Junior te Real Madrid nuk është e sigurt. Sipas raportimeve nga Spanja, sulmuesi ka refuzuar ofertën për rinovim, pasi ka kërkuar një rritje të ndjeshme page.

Braziliani dëshiron të jetë lojtari më i paguar i ekipit, me një pagë vjetore mbi 25 milionë euro.

Klubi, nga ana tjetër, nuk është i gatshëm të pranojë këto kërkesa për të mos prishur balancën e strukturës financiare.

Negociatat janë pezulluar përkohësisht, me palët që pritet të rikthehen në bisedime në të ardhmen sërish.

Kjo vjen në një kohë kur Vinicius është përfolur shpesh për një transferim të mundshëm në Arabinë Saudite, aty ku i kanë ofruar kontrata të majme.