Në Maqellarë të Dibrës është regjistruar një ngjarje e rëndë brenda një familjeje, ku djali ka plagosur rëndë nënën e tij me thikë.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre, ku 25-vjeçari L.S., i cili ka përfunduar studimet e larta por ishte ende i papunë, ka goditur me mjet prerës nënën e tij 48-vjeçare, N.S., drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare në Pocest.

E plagosura ka marrë shtatë goditje dhe është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Sipas informacioneve paraprake, 25-vjeçari përballej me stres të lartë dhe mbyllje të thellë në vetvete, çka mund të kenë ndikuar në shpërthimin e agresivitetit ndaj nënës. Familjarët dhe fqinjët kanë mbetur të tronditur, ndërsa policia po heton për të zbuluar motivet dhe dinamikën e plotë të ngjarjes.