Nikoll Lesi ka replikuar me Fatmir Mediun, pas deklaratës së këtij të fundit, se pa Sali Berishën, nuk ka PD dhe opozitë.

Shkrimi i Lesit

“Nëse kërkohet të largohet Berisha, nuk mendoj se ka një autoritet që mund ti bashkojë në një front të vetëm. Nuk mund të kryejmë vetëvrasje sepse do ringjallemi si Krishti”- tha Fatmir Mediu, kryetar i PR, partia aleate tradicionale e PD.

Ndërkohë PD-ja ka humbur, paçka se çfarë thonë në selinë blu.

Nëse ua mori votat Rama, atëhere pse Berisha dhe PD hynë në zgjedhje me kryeministër Ramën, kur para një viti deklaronin e përbetoheshin se “do të krijojmë qeveri teknike zgjedhore” dhe se “nuk futemi në zgjedhje me Edi Ramën si kryeministër”, etj.

Ishte PD që pranoi pazar me PS që të ndryshonin Kodin Zgjedhor para zgjedhjeve, ku të kishin në dorë pikërisht kryetarët e partive listën e mbyllur, pra listën e deputetëve të sigurtë.

Pse PD e pranoi?! Apo ua caktoi Rama listën e tyre?!

Berisha deklaron se nuk do ti njohë zgjedhjet.

Berisha thotë se me Ramën nuk ka zgjedhje.

Por Berisha sot është 81 vjeç dhe pas katër viteve, kur të jenë zgjedhjet e tjera, kap 85 vjeç.

Që do të thotë nuk ka asnjë shans të fitojë as në vitin 2029.

Ai nuk jep dorëheqjen nga kryetar i PD.

Ai nuk ikën!

Le të rrijë siç do, por zgjedhje nuk fiton PD me Berishën.

Fatmir Mediu ka të drejtë se pa Berishën PD-ja përçahet. Por me Berishën nuk fitohen zgjedhjet. PD ka zgjidhje nëse duhet mbiemër Berisha që të mbajë bashkuar ato vota demokrate. Eshtë Argita Berisha, juriste korrekte dhe demokrate 24 karatshe.

Atëhere si do të bëjë PD dhe opozita?

Apo do presin kur Zoti të shikojë nga oborri i PD-së….