Princi dhe Princesha e Uellsit do të vendosen në një shtëpi të re në Berkshire.

William dhe Catherine do të jetojnë tani në Forest Lodge, një pronë me tetë dhoma gjumi në Parkun e Madh Windsor, bashkë me tre fëmijët e tyre: George, Charlotte dhe Louis.

“Familja e Uellsit do të ndërrojë shtëpi më vonë gjatë vitit”, konfirmoi një zëdhënës i Pallatit Kensington.

Shtëpia e tyre e tanishme, Adelaide Cottage, nuk ndodhet larg kurse fëmijët ndjekin shkollën pranë, Lambrook School.

Çifti mbretëror tha në gusht të vitit 2022 se po zhvendoseshin nga Kensington në Adelaide. Ata kanë edhe shtëpi në Anmer Hall në Norfolk dhe Apartment 1A në Pallatin Kensington.

Në vitin 2001, Forest Lodge iu nënshtrua një restaurimi prej 1,5 milionë paundësh dhe doli në tregun e qiramarrjeve për 15 mijë paund në muaj.

Në qershor të këtij viti, u publikuan edhe financat mbretërore ku Pallati Buckingam njoftoi masa kursimi.

William, i cili mban titullin e Dukës së Cornwall, përfiton prej kësaj dhe është një terren toke në jugperëndim të Anglisë me vlerë 1 miliard paundë. Ai mund t’i shpenzojë të ardhurat si të dojë, por nuk merr asnjë përfitim nga shitja e aseteve të pronës, të cilat duhet të investohen sërish.

Raporti financiar demonstroi përfitime prej 22,9 milionë paundësh, pak më poshtë sesa viti i shkuar kur shënoi 24 miliardë.