Lamin Jamal dhe Robert Levandovski janë ndëshkuar nga UEFA pasi nuk kanë respektuar rregulloret e kontrolleve antidoping. Të dy yjet e Barcelonës, kanë marrë një gjobë pasi nuk kanë ndjekur udhëzimet e UEFA-s pas një ndeshje ndërkombëtare të luajtur me katalanasit në sezonin e kaluar.

Sipas informacionit të dhënë nga UEFA, të dy lojtarët nuk kanë shkuar në mënyrë të menjëhershme në vendin zyrtare të kontrollit antidoping pas sinjalizimit, siç kërkojnë normat, e kësisoj, kanë marrë një gjobë prej 5 mijë eurosh secili.

Ndërkohë, trajneri Hansi Flik ka marrë një gjobë prej 20 mijë eurosh dhe është pezulluar për një ndeshje në kompeticionet e UEFA-s për shkak të sjelljes së papërshtatshme. I njëjti ndëshkim është dhënë edhe për ndihmësin e tij, Markus Sorg.