Qytetarët dhe bizneset shqiptare po përdorin gjithmonë e më shumë pagesat elektronike. Të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë tregojnë se kartat rezultojnë se janë instrumenti më i përdorur për të bërë pagesa si në dyqane, pagesa për faturat e ujit e energjisë si dhe për shërbime të ndryshme.
Por ndikim në këtë tendencë kanë dhënë edhe turistët të cilët i realizojnë pagesat kryesisht nëpërmjet bankës dhe jo me para në dorë. Në pjesën e parë të këtij viti rezulton se pagesat me kartë u rritën me 30% dhe përbëjnë 67% të totalit të pagesave.
Kjo konfirmohet e dhe nga fakti se numri i kartave që zotërojnë shqiptarët rezulton se është mbi 1milione 572 mijë duke pësuar një rritje me 28 mijë karta nëse e krahasojmë tremujorin e parë të këtij viti. Kartat e debitit ose ato që përdoren me funksion kryesor marrjen e pagës vijojnë të jenë më të preferuarat, ndërsa ato të kreditit zënë një peshë më të vogël. Numri total i pagesave nëpërmjet sistemit bankar arriti në 27.9 milionë, duke shënuar një rritje vjetore prej 24%.
Po ashtu edhe vlera totale e këtyre pagesave u rrit me 13%, duke arritur në 3.475 miliardë lekë. Kjo e dhënë është e rëndësishme pasi konfirmon uljen e përdorimit të parasë cash në ekonomi.
Këto të dhëna konfirmojnë se Shqipëria po afrohet gjithnjë e më shumë me objektivat e vendosura për të reduktuar përdorimin e parasë në dorë.
Sipas Bankës së Shqipërisë, në katër vite është rritur 7 herë numri i transaksioneve me karta duke e krahasuar me vitin 2020.
NUMRI I KARTAVE NË PËRDORIM
Prill – qershor 2025 1 milion e 572 mijë
Janar – mars 2025 1 milion e 543 mije
28 mije më tepër