– Alexander Ceferin, i dha çmimin e “Presidentit të UEFA”-s këshilltarit të lartë të Milanit, Zlatan Ibrahimovicit para shortit të Ligës së Kampionëve.

“Shpresoj se po e kaloni mirë; e pranoj këtë çmim me nder të madh. E falënderoj presidentin Ceferin; do të thotë që kam arritur diçka në karrierën time, përndryshe nuk do ta kisha marrë”, tha ish-sulmuesi suedez. “Kam qenë me fat që kam luajtur me lojtarë dhe klube të shkëlqyera, më të mëdhatë në botë. Pa ta, nuk do të isha ai që jam sot. Jam jashtëzakonisht mirënjohës dhe i lumtur .”

Për golin e tij të preferuar në karrierë? “Kam 10 golat e mi më të mirë, gjë që nuk është keq. Kam shënuar shumë, por nëse do të më duhej të zgjidhja një, do të ishte kundër shtëpisë sime të dytë, Italisë. Por goli i Suedisë kundër Buffonit ishte vërtet i bukur, dhe pastaj ai kundër Anglisë.”