Partia Demokratike duket se ka gjetur me çfarë të gëzohet këto ditë.
Protestat e dhunshme në Serbi kundër Aleksandër Vuçiç, ka rikthyer entuziasmin tek PD.
“Serbia në kaos, përleshje e dhunshme mes demonstruesve dhe policisë, vendi drejt një lufte civile.
Dhunë e rëndë nga policia serbe ndaj protestuesve, dy prej tyre pa ndjenja.
Regjimi drejt fundit”, shkruan Xhelal Mziu.
Ndërsa kryegazetari i familjes Berisha, Çim Peka, ndërsa Tirana është me pushime, është revoltuar pse nuk po festohet në Tiranë, për protestat në Serbi.
“Mediat shqipfolese ne merak per Vucic!?
Une i kuptoj mediat ne Tirane qe nuk informojne mbi protestat anti-Vucic ne Serbi dhe rreshqitjen serbe drejt luftes civile.
Fundja kjo nuk i shkon per shtat Rames.
Po ato ne Kosove pse raportojne vaket?
Kush merzitet nga renia e Vucic dhe perplasja civile mes serbesh”, shkruan ai.
Ndërsa Tritan Shehu shkruan:
“Serbi, “Per ke bijen kembanat”?
Pa dyshim po bijen per rregjimin e Vucic ne krize te thelle, por jo vetem kaq.
Protestat e atyshme mund te jene si nje sinjal me i gjere.
Ne ballafaqim me rregjimet pseudo demokratike, te korruptuara, nen diktatin e krimit ne Ballkanin Perendimor, sic eshte dhe ai i Beogradit.
Sepse e tille eshte dhe motoja e Heminguej, “askush nuk eshte nje ishull me vehte”.
Dhe keto “kembana” duhet te bejme te degjohen edhe ketu midis nesh, qe jetojme nen nje rregjim anadollak, te mbytur nga korrupsioni, lidhjet me krimin, antiperendimor e antieuropeist.
Rezimi i ketyre rregjimeve, hapja rruge e demokracise, te drejtes, europeizmit, eshte tashme nje domosdoshmeri, qe kerkon ballafaqimin e forte me sulltanatet tona ne Rajon.
Prandaj rregjimet kerkojne te bllokojne tingujt e te tilla “kembanave”, t’i censurojne ato.
Sic duket e kane lexuar John Donne qe u drejtohet: “Ato bijen per ty”!
Kjo po ndodh edhe tek ne.
Por besoj se shurdhesise tashme po i vjen fundi.
Shqiptaret, populli me perendimor, i aspirates se thelle Europiane, duhet jo thjesht te degjoje ato “kembana”…
Por duhet te bejne te tingellojne fort tonat, jo vetem brenda kufijeve tane, por dhe jashte tyre, ne sinkron me ato qe jane aspiratat e popujve tane ne kete pjese te Europes, qe quhet Ballkani Perendimor”.